Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll pasi mori garanci nga Rafa Benitez se është pjesë e planeve të tij ka vendosur që të mos largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Isco do të mbetet tek Real Madrid, pasi trajneri Rafa Benitez e ka siguruar që ai është pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.
E ardhmja e spanjollit në Bernabeu ka qenë e paqartë, pasi ai humbi vendin në 11-shen startuese të ‘Los Blancos’ pas kthimit nga lëndimi të Luka Modric e James Rodriguez.
Megjithëse 23 vjeçari është përshtatur mirë në kryeqytetin spanjoll, ai ka qenë i brengosur për arritjen e mundshme të ndonjë mesfushori tjetër në Madrid, duke nxitur thashetheme për një bashkim me isht trajnerin e tij tek Malaga, Manuel Pellegrini, që tani drejton Manchester City.
Megjithata, tani Isco nuk ka më arsye të brengoset, pasi Benitez e siguroi që është pjesë e rëndësishme e planeve të tij.
Isco ka luajtur 106 ndeshje në fanelën mbretërore, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 23 asisitme.