Lajmet e fundit

Mesfushori spanjoll, Isco, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Real Madrid, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klub për së paku deri në vitin 2022.
25 vjeçari më në fund ka vënë firmën në kontratën e re duke iu dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm.
Një deklaratë në ueb-faqen e klubit shkruan që Real Madrid dhe Isco janë pajtur për një kontratë e cila do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri më 30 qershor, 2022 .