Lajmet e fundit

Kryetrajneri i Spanjës, Julen Lopetegui beson se, Isco është prej futbollistëve më të mirë që ka luajtur në mesfushën e Real Madrid.
25 vjeçari ka pasur një paraqitje shumë të mirë në miqësoren kundër Costa Rica të cilën Spanja e fitoi me rezultat 5:0, përcjellë Klan Kosova.
“Isco është lojtar që bën pjesë në elitën e futbollistëve”, është shprehur Lopetegui.
“E them këtë pasi që ai vazhdimisht është në nivelin më të lartë, që jo gjithkush mund ta arrijë”, është shprehur ai.
“Nuk dyshoj në të. Ai ka ambicie, qëndrim, kualitet dhe mentalitet të fortë”, ka shtuar më tej kryetrajneri spanjoll.