Lajmet e fundit

Mesfushori i Real Madridit, Isco, po e konsideron largimin nga Real Madridi, pasi që nuk po gjen vend në formacionin e Santiago Solarit.
Mesfushori i Mbretërve po i shqyrton opsionet tjera dhe mund të largohet nga kampionët e Evropës, sipas Don Balon.
26 vjeçari nuk ka startuar në asnjërën ndeshje që kur Solari mori përsipër Realin, madje as që ishte në formacionin e përgjithshëm të madrilenëve në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
Kjo gjë ka zgjuar vëmendjen e klubeve si Chelsea, Manchester City dhe Arsenali, ndërkaq trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti tashmë ka kontaktuar me Isco-n.