Lajmet e fundit
Asi i Real shënoi dy gola ndaj Celta Vigo, duke vazdhuar formën e mirë, ndërsa bashkëlojtarët s'kanë vec fjalë të mëdha për të

Isco ka thënë se është shumë e lehtë të luhet me Cristiano Ronaldo pasi i dhuroi dy asiste në fitoren ndaj Celta Vigo.
Los Blancos fituan 1-4 në Balaidos, që do të thotë se janë vec një pikë larg titullit të La Ligës.
Isco ka shkëlqyer këtë edicion me Mbretërit, por insiston se prania e Ronaldo, që ka shënuar 39 gola këtë edicion, ia lehtëson jetën krejt skuadrës.
"Është shumë e lehtë të luash me të. Atij vetëm duhet që t'i pasosh topin në zonën e rrezikshme dhe ai i kryen tjerat".
"Ronaldo po dëshmon se është në nivelin e detyrës në të gjitha dimensionet këtë fundsezon".