Lajmet e fundit

Ylli i Real Madridit, Isco, ka shokuar shumë fansa të klubit të tij, pasi që ka postuar një fotografi ku shihet në një ndejë me miqtë e tij.
Megjithatë, në foto vërehet një qese patatesh të skuqura e Barcelonës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kjo fotografi bëri që shumë njerëz të hamendësojnë nëse ky ishte indikacion për një kalim të mundshëm të tij në Barcelonë.
Pasi kishte pranuar shumë komente dhe reagime negative, Isco e kishte fshirë fotografinë, duke e zëvendësuar me një tjetër.
