Lajmet e fundit

Woody Allen vjen me një film të ri, tipik në stilin e tij.
Filmi më i ri Allen është komedia romantike “Irrational Man”. Në këtë film në rolet kryesore janë Joaquin Phoenix i cili e luan rolin e Abe Lucas, dhe Emma Stone emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur.
Abe Lucas ëshë një profesor filozofie i cili është duke përjetuar një krizë ekzistenciale, por gjithë jeta e tij fillon që të ketë kuptim në momentin kur ai e fillon një lidhje dashurie me studenten e tij, shumë vite më të re se ai.
Çfarë do të ndodh në filmin e ri të këtij regjisori me mendje kaq krijuese si Allen, mbetët të shihet me datën 17 korrik kur edhe pritet që të ketë premierën botërore.
E po, çfarë nuk pritet nga Allen ?