Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani “po e ka shumë të vështirë të kuptojë se kush është udhëheqësi i tyre”.
Në një postim në Truth Social, ai tha: “Ata thjesht nuk e dinë”.
Sipas tij, ka një luftë të brendshme “të çmendur” në vend midis “përkrahësve të vijës së ashpër” dhe “të moderuarve”.
Ai shtoi se ShBA-të kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Amerikës, disa minuta pasi tha se i ka urdhëruar marinës të qëllojë mbi çdo anije iraniane që vendos mina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.