Sulmet ndërmjet Izraelit dhe Iranit, madje edhe goditja e tri centraleve bërthamore iraniane nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u diskutuan në emisionin “Ora Shtatë”.
Ish-koloneli Hysen Gecaj tha se kërcënimi nga armët bërthamore të Iranit nuk prek vetëm Izraelin dhe Lindjes e Mesme, por sipas tij kjo kap një rajon më të gjerë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk do të thosha se [Irani] është kërcënim vetëm për Izraelin dhe Lindjen, por është një kërcënim më i gjerë për shkak se bota sot po shkon duke u profilizuar në grupe të ndryshme të interesit, dhe gjithsesi kur bëhet një ndarje e tillë dhe përcaktim i tillë, atëherë çdo kërcënues mund të jetë kërcënim për palën tjetër”, tha Gecaj.
Jeton Kelmendi, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme tregon që Irani ‘veç ka filluar të zhbët’.
“Me këtë vikend, unë konsideroj se pushteti aktual në Iran veç ka filluar të zhbëhet”, tha Kelmendi.
Ai shtoi se nuk e beson që një luftë e tretë botërore nuk do të ndodh.
Ndërsa gazetari që jeton dhe vepron në Rusi, Misha Pumo u shpreh se ky shtet ka ndërruar retorikën sa i përket sulmeve Izrael-Iran.
“Ka ndryshuar retorika e Kremlinit zyrtar dhe Kremlini e ka dënuar me forcë sulmin në Iran”, tha Pumo.
https://www.youtube.com/watch?v=plkqHLOtqvM
https://www.youtube.com/watch?v=75bgqZjVsho
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.