Lajmet e fundit

Irani ka pezulluar fluturimet mbi disa qytete duke përfshirë qytetin qendror të Isfahanit, pasi pati shpërthime pranë aeroportit të tij.
“Fluturimet mbi qytetet Isfahan, Shiraz dhe Teheran janë pezulluar”, raportoi media shtetërore iraniane, sipas Reuters, transmeton klankosova.tv.
Pak kohë më parë, agjencia iraniane e lajmeve Fars tha se shpërthime ishin dëgjuar në aeroportin qendror të Isfahanit - por arsyet ishin të panjohura.
Isfahani është shtëpia e një baze ajrore të madhe për ushtrinë iraniane, si dhe vende të lidhura me programin e saj bërthamor.
Është rreth 350 kilometra (215 milje) në jug të kryeqytetit të Iranit, Teheranit.
Qeveria e Iranit nuk ofroi asnjë koment të menjëhershëm.
Kurse Associated Press raportoi gjithashtu se fluturimet komerciale kishin filluar të devijonin rrugët e tyre herët në mëngjes të së premtes mbi Iranin perëndimor, pa shpjegime.
Transportuesit me bazë në Dubai Emirates dhe FlyDubai filluan të devijojnë rreth Iranit perëndimor të premten herët.
Ata nuk ofruan asnjë shpjegim, megjithëse paralajmërimet lokale për aviatorët sugjeruan se hapësira ajrore mund të ishte mbyllur.