Lajmet e fundit

Nuk është bërë e ditur se kur Irani planifikon ta përfundojë hakmarrjen ndaj Izraelit, teksa ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, tha se rundi i gjashtë i negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit, që ishte planifikuar për dje, është anuluar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Omanit tha sot se Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i tha në një telefonatë Sulltanit të Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, se ai “mbështet zgjidhjet diplomatike përmes dialogut dhe negociatave”.
Të shtunën, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat me Shtetet e Bashkuara janë “të pajustifikueshme” në mes të sulmeve izraelite mbi qytetet iraniane.