Lajmet e fundit

Irani paralajmëroi Rusinë për mundësinë e një "operacioni terrorist" para sulmit pranë Moskës, i cili vrau të paktën 144 njerëz muajin e kaluar.
Edhe më parë është raportuar për pretendime se ShBA-ja gjithashtu paralajmëroi Moskën për gjasat e një sulmi islamik.
Paralajmërimi nga Uashingtoni u hodh poshtë nga Rusia, e cila ka një mosbesim të thellë ndaj Perëndimit - por Irani është një aleat i ngushtë diplomatik.
“Ditë përpara sulmit në Rusi, Teherani ndau informacione me Moskën për një sulm të mundshëm të madh terrorist brenda Rusisë, i cili u mor gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve në lidhje me bombat vdekjeprurëse në Iran”, tha një nga burimet për Reuters.
Një burim i dytë tha se alarmi nuk përmban detaje specifike në lidhje me oraret dhe çfarë saktësisht do të ishte synim, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.