Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar presidenti amerikan, Donald Trump në postimin e tij të fundit në Truth Social.“Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan, një postim që erdhi pas një sërë postimesh në platformën e tij të mediave sociale. "Nuk do të përdoret më si armë kundër botës!" shtoi ai.
Dy orë më parë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e kishte shpallur Ngushticën e Hormuzit "plotësisht të hapur" për "periudhën e mbetur të armëpushimit". /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.