Presidenti iranian Masoud Pezeshkian vuri në fuqi të mërkurën një ligj të miratuar nga parlamenti javën e kaluar për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, IAEA-n.
Kështu raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Irani ka kërcënuar të ndërpresë bashkëpunimin me IAEA-n, duke e akuzuar atë se mban anën e vendeve perëndimore dhe se ofron një justifikim për sulmet ajrore të Izraelit, të cilat filluan një ditë pasi bordi i IAEA-s votoi për ta shpallur Iranin në shkelje të detyrimeve sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.