Irani thotë se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë në negociatat bërthamore me SHBA-në në Oman të dielën, për shkak të sulmeve të Izraelit.
Teherani thotë se sulmet izraelite u kryen me miratimin e Uashingtonit dhe për këtë arsye i bëjnë negociatat me SHBA-në "të pakuptimta", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmail Baqai, i tha televizionit shtetëror të shtunën se një vendim përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen në raundin e gjashtë të planifikuar të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit mbetet i paqartë.
Të premten, Baqai deklaroi se nuk kishte "kuptim" të vazhdonin bisedimet pas sulmeve izraelite, të cilat vranë shumë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.