Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani ka dënuar sulmin me dron amerikan të së mërkurës në Bagdad që vrau një komandant të Kataib Hezbollah
Irani e konsideron këtë sulm si një shkelje të sovranitetit të Irakut dhe një "shembull të qartë të terrorizmit shtetëror amerikan", shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës ushtarak i kryeministrit irakian Shia al-Sudani akuzoi gjithashtu ShBA-në se po vepron "për të ngatërruar Irakun në ciklin e konfliktit".