Lajmet e fundit

Irani ka kritikuar goditjet e policisë ndaj protestuesve pro-palestinezë në ShBA, duke thënë se qeveria amerikane kishte "injoruar" parimet e demokracisë që "profeson".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, tha se Teherani "nuk e pranon aspak sjelljen e dhunshme policore dhe ushtarake që synojnë atmosferën akademike dhe kërkesat e studentëve".
“Ajo që kemi parë në universitetet amerikane ditët e fundit është një zgjim i komunitetit botëror dhe opinionit publik botëror ndaj çështjes palestineze”, tha Kanani.
“Nuk është e mundur të heshtin zërat e lartë të protestuesve kundër këtij krimi dhe gjenocidi përmes veprimeve të policisë dhe politikave të dhunshme”.
Të dielën, qindra njerëz protestuan në Teheran dhe qytete të tjera në solidaritet me protestat e SHBA-së, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.