Irani ka hartuar një protokoll bashkëpunimi me Omanin që do t’i mundësojë monitorimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të konflikteve aktuale.
Sipas zëvendësministrit të Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, rregullat e mëparshme të paqes, që lejonin lundrim të lirë në këtë ngushticë strategjike, nuk mund të pritet të zbatohen gjatë kohës së luftës, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se edhe në kohë paqeje, trafiku do të zhvillohej nën mbikëqyrje dhe koordinim me Iranin dhe Omanin, të pozicionuar në secilën anë të kanalit ujore.
“Natyrisht, këto masa nuk nënkuptojnë kufizime, por synojnë të lehtësojnë dhe sigurojnë kalimin e sigurt, duke ofruar shërbime më të mira për anijet që përdorin këtë rrugë,” tha Gharibabadi.
Ndërkohë, SHBA, BE dhe Kina kanë paralajmëruar kundër vendosjes së tarifave ose çdo sistemi monitorimi që do t’i jepte Iranit kontroll mbi navigacionin në ngushticë, duke theksuar rëndësinë e lundrimit të lirë në këtë kanal strategjik për tregtinë botërore.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.