Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Irakut, Fuad Hussein i kërkoi Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Irakut, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Ministri Hussein shprehu solidaritetin e Irakut me qeverinë dhe popullin iranian në përballjen me këtë përshkallëzim të rrezikshëm", thuhet në deklaratë.
Hussein "i kërkoi palës iraniane të vazhdojë të ndjekë dialogun me Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësimit të Omanit, në mënyrë që të arrijë zgjidhje që do të ndihmonin në uljen e tensioneve dhe rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon".
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.