Janë zhvilluar gjatë ditës katër takime të IPKOSuperligës së Kosovës në futboll, njofton Klan Kosova.
Skuadra nga Gjilani, Drita ka realizuar fitoren e tretë radhazi në këtë edicion pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat 0 me 2.
Për mysafirët golin e parë e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 31-të, kurse në minutat shtesë të ndeshjes epërsinë në 0 me 2 e ngriti Haxhi Neziraj që shënoi në minutën e 95-të.
Ajo që vlen të cekët është se në këtë ndeshje futbollisti i Ferizajt, Kristi u përjashtua nga loja në minutën e 76-të pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Në anën tjetër skuadra nga kryeqyteti, Prishtina u përballë me KEK-un në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe realizoi fitore falë golave të Abdul Basit në minutën e 51-të, Mario Morinës në minutën e 69-të dhe Mergim Pafqelit në të 88-tën.
Në dy ndeshjet e tjera , Ballkani realizoi fitore ndaj ekipit të Flamurtarit me rezultatin 1 me 0, me golin e Manevskit në minutën e 71-të, kurse Liria humbi si mysafir i Drenicës me rezultat 1 me 0, pasi për vendasit gol shënoi Kreshnik Uka në minutën e 39-të.
Pas javës së 11-të , Prishtina renditet e dyta në tabelë me 21 pikë, Drenica me 18 pikë në vendin e katërt, Drita renditet e pesta me 16 pikë sa ka edhe Flamurtari qe renditet një pozitë më poshtë (6).
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.