Lajmet e fundit

Edhe pse ka një ngjashmëri mes raportimeve, si përshembull për kamerën e trefishtë të pasme, Wall Street Journal dhe Ming Chi Kuo thonë se ky sistem kamerash do të ofrohet vetëm për pasardhësin e iPhone XS Max me ekran 6.5-inç OLED, përcjellë Klan Kosova.
Raportimet gjithashtu ndryshojnë se për çfarë do të shërbejë kamera e tretë e pasme.
Fillimisht u sugjerua se ishte kamër 3D por sipas Bloomberg Apple është tërhequr nga ky plan dhe shtyrë për iPad Pro në 2020-ën.
Bloomberg thotë se kamera e këtij viti do të përdoret për më shumë zmadhim dhe fushëpamje.
Përveç madhësive të ekraneve për pasardhësit iPhone XS dhe XS Max që do të jenë 6.1-inç dhe 6.5-inç, raporti thotë se telefonit do të jenë më të trashë, vetëm një fraksion milimetri.
Edhe pse nga 2020-ta Apple do të prodhojë vetëm telefonë me ekrane OLED, edhe këtë vit pasardhësi i iPhone XR do të ketë ekran LCD.
https://www.youtube.com/watch?v=lSEiu2vYHwQ