Teksa iPhone i ardhshëm i Apple pritet të bëhet publik në shtator të vitit të ardhshëm, zërat rreth tij për dizajnin, materialin e të tjerë vijojnë të shtohen. Analisti i KGI Securities, Ming- Chi Kuo thotë se ai do të jetë vetëm prej xhami dhe çeliku.
Me rastin e dhjetë vjetorit të iPhon-it të parë, kompania kaliforniane po kujdeset mjaft për serinë e ardhshme. Sipas Kuo, iPhone do të jetë çelik inoksi dhe jo më alumin, ndoshta kjo vetëm për versionin më të kushtueshëm të pajisjes me një memorie prej 128 GB, shkruan TCh.
Të gjitha modelet do të kenë mbështjellje xhami pa kënde. Por zëra të tjerë thonë se do të ketë një ridizejnim të tij me ekran Oled dhe ndoshta dhe skanim të syrit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.