Lajmet e fundit

Nga barazimi ndaj Zvicrës te sfida e fundit në grup kundër Shqipërisë, që mund të vlejë kualifikimin për më tej.
Te Rumania pas asaj pike të marrë ndaj përfaqësueses helvete në Parc Des Princes, e kanë hedhur vështirimin te ndeshja e së Dielës ndaj kombëtares kuqezi që do të zhvillohet në Lyon.
Barazimi me Zvicrën ka lënë pasoja sespe disa lojtarë në fund të ndeshjes kanë patur probleme fizike.
Ky fakt e shqetëson jo pak trajnerin e përfaqësueses ballkanase, Anghel Iordanescu, i cili në proncimin e tij për mediat bëri të ditur se përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrinë të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.
“Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithcka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë".
"Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrimë të rikuperojmë të dëmtuarit".