Lajmet e fundit

Në Spitalin e Përgjithshëm ''Sheikh Zayed'' në Vushtrri është inauguruar kati shtesë për Repartin e Urologjisë dhe Kirurgjisë në vlerë rreth 300 mijë euro i financuar nga ''Gjysmëhëna e Kuqe''.
Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se donatorët sot u ballafaquan vetë me urimet që pacientët i shprehën për këtë donacion, po ashtu tha se ky spital ka mbështetje të mirë sa i përket Emirateve, njofton Klan Kosova.