Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vazhdën e investimeve kapitale, për ndërtimin apo renovimin e qendrave të kulturës nëpër komuna të Kosovës, sot ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit, me Komunën e Suharekës dhe të Vushtrrisë.
Memorandumi ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Suharekës është nënshkruar për “Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyqi në Suharekë”, dhe është në vlerë financiare prej 950 mijë euro.
Ndërkaq, me Komunën e Vushtrrisë, u nënshkrua një marrëveshje me qëllim të mbështetjes financiare për projektin “Qendra e Kulturës Hasan Prishtina në Vushtrri”, me vlerë financiare prej 250 mijë euro, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.