Lajmet e fundit

“Dita e Europës” më 9 maj do të kremtohet përmes një koncerti madhështor, që do të zhvillohet në Butrint, Sarandë. Me pjesëmarrjen e sopranos së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ky koncert pritet të përcjellë një atmosferë të veçantë në “Ditën e Europës”.
Të pranishëm në këtë koncert do të jenë edhe personalitete të larta të politikës, diplomacisë, artit dhe medias.Kjo u bë e ditur sot në Sarandë nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri,Romana Vllahutin gjatë një takimi me kryetarin e Bashkësisë së Sarandës, Stefan Çipa.