Lajmet e fundit
Ajo nuk e mendon veten në të ardhmen si një regjisore, por e pa të arsyeshme që të rikthehej në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një projekt të madh të veçant, në të cilin të derdhte gjithë eksperiencën e saj si artiste, por edhe si grua.

Me një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj gruas, Inva Mula kthehet në skenën e TKOB, jo vetëm si soprano por edhe si regjisore. Ajo do të ngjisë në skenë operën me dy akte ‘’ Pagliacci’’ nga Ruggero Leoncavallo, një vepër të cilën ajo e ka interpretuar në skena të mëdha botërore, e tani ka vendosur ta sjellë në Tiranë, jo vetëm si një spektakël, por edhe duke e përshtatur atë me kontekstin shqiptar.
Mula sqaroi për përmbajtjen e shfaqjes duke thënë se jemi ende në atë fazë kur gruaja dhunohet dhe me këtë vepër ne duam të themi ndal dhunës ndaj gruas.