Lajmet e fundit

Interpoli ka gjurmuar një skemë me vlerë 14 milionë sterlina, e cila merrej me trukimin e ndeshjeve.
Ky veprim erdhi pas deklaratave se në Fifa ka korrupsion.
Policia ndëkombëtare ka bërë ngrirjen e fondeve të ndara nga Fifa në vitin 2011.
Kjo Federatë e futbollit po hulumtohet edhe nga drejtësia amerikane dhe zvicerane, për akuzat e ryshfetit dhe korrupsionit, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja e nënshkruar mes Fifas dhe Interpolit, bën me dije që organi më i lartë i futbollit duhet të jetë në përputhje me respektimin e parimeve ligjore dhe përmbushjen e rregullave dhe aktiviteteve të Interpolit. / klankosova.tv