Lajmet e fundit

Interi ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.
Serinë e golave e nisi Lautaro Martinez, në minutën e 40’, duke shënuar një gol të bukur. Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, zikaltërit e gjetën edhe golin e dytë, me anë të Marcus Thuram, në minutën e 66’, pas një asistimi nga Nicolo Barellas.
Lazio në minutën e 87’ mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Manuel Lazzarit, me karton direkt të kuq.
Interi pas fitores mbetet në vendin e parë me 41 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.