Lajmet e fundit

Interi ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0, ndaj Fiorentinas, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Serinë e golave e nisi Marcus Thuram, në minutën e 23’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e zikaltërve. Vetëm pesë minuta më vonë, Hakan Calhanoglu, e konkretizoi penaltinë në gol.
Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e realizoi Martinez me një gol tjetër në minutën e 73’.
Interi pas tri xhirove renditet në vendin e parë me 9 pikë, pas tri ndeshjeve, ndërsa Fiorentina pozicionohet në pozitën e tetë me katër sosh. /Klankosova.tv.