Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Zurich-ut, Beqir Omeragiq, e ka ngjallur interesimin nga Interi, sipas raportimeve nga Calciomercato.
19-vjeçari ka pasur një start të mrekullueshëm të stinorit dhe tani është i etur që të kalojë te një klub më i madh evropian.
Interi mund të jetë klubi që ia ofron këtë shans, por ata do ta shikojnë mundësinë për t'ia blerë shërbimet për një shumë më të vogël.
Kjo vjen si pasojë e problemeve financiare, me të cilat po përballen klubet, si pasojë e pandemisë.