Lajmet e fundit
Neroazurët e duan me çdo kusht mesfushorin e Sevillas dhe janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar për të.

Interi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit të Sevillas, Ever Banega.
Mediet italiane raportojnë se përkundër çmimit të lartë për lojtarin në fjalë, gjiganti italian është i bindur që ka mundësi për ta blerë.
Në anën tjetër nëse tani nuk ndodh ky transferim, atëherë gjatë afatit kalimtar veror Banega ka mundësi të transferohet tek Interi me parametra zero.