Lajmet e fundit

Interi ka realizuar fitore të rëndësishme si mysafir i Sassuolo-s me rezultat 1:2, në xhiron e shtatë të Serie A-së.
Domenico Berardi fillimisht kaloi vendësit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e 22-të.
Ndërkaq, kampioni në fuqi i Italisë u kthye në pjesën e dytë, së pari me golin e Edin Dzeko-s në minutën e 58-të e pastaj me atë të Lautaro Martinezit nga penaltia në të 78-tën.
Dzeko-s iu anulua një gol në minutën e 82-të nga referi, dhe Zikaltrit fituan sidoqoftë, 1:2.
Këto tri pikë e qesin Interin në pozitën e dytë me 17 pikë, një më pak se Napoli që mban të parën me një lojë më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Sassuolo ka vetëm shtatë pikë në pozitën e 13-të.