Lajmet e fundit

Interi ka shënuar fitore ndaj Sassuolos, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Edin Dzekon, në minutën e 44’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Sassuolo barazoi rezultatin me Davide Frattesin, në minutën e 60’.
Interi pas shumë tentimeve barazoi rezultatin në minutën e 75’, ku golashënues ishte sërish Edin Dzeko.
Ky gol edhe rezultoi i fitores për "zikaltërit".
Interi pas fitores renditet në vendin e 7-të, me 15 pikë, pas nëntë ndeshjeve. /Klankosova.tv/