Lajmet e fundit

Interi ka konfirmuar se në derbin e së dielës me Milanin, do të mungojë qendër-mbrojtësi, Miranda.
Braziliani ka pësuar një lëndim që ka bërë që ai të mbetet jashtë fushës për derbin milanez.
“Miranda ka pësuar një lëndim në ligamentet e këmbës së djathtë dhe do të mundojë kundër Milanit”, shkruan në njoftimin e klubit.
31 vjeçari u bashkua me Neroazzuri këtë verë nga Atletico Madrid, ndërsa ka luajtur në dy ndeshjet e para të sezonit të ri, njofton Klan Kosova.