Interi ka arritur të fitojë në transfertën e Bolonjës falë një goli të sulmuesit Gabigolit.
Në stadiumin “Dall’Ara”, braziliani futet në lojë në vend të Palacios dhe shënon pas shtatë minutash, duke i dhënë fitoren 0-1 skuadrës së drejtuar nga Pioli, i cili, në 10 ndeshje që drejton Interin ka arritur të fitojë 9.
Për Bolonjën bëhet fjalë për humbjen e katërt radhazi.
Me këto 3 pikë, Interi ngjitet në vendin e katërt, në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.