Lajmet e fundit

Interi ka shënuar një fitore komode ndaj Lecces duke e mposhtur me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Yann Biscceck, në minutën e 43’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Interi e ka realizuar golin e dytë me anë të Nicolo Barellas, në minutën e 78’.
Interi pas fitores mbetet në vendin e parë me 44 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.