Interi i Cristian Chivut hap një faqe të re pas derbit të Italisë të fituar me golin e Zielinskit dhe polemikave për arbitrimin.
Skuadra e Cristian Chivut po përgatitet të përballet me Bodo/Glimt për ndeshjen e parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, trajneri rumun do të duhet të bëjë pa dy lojtarë në mesfushë. Të padisponueshëm janë Calhanoglu dhe Frattesi.
Mesfushori turk ishte rikthyer pikërisht kundër Juventusit në pjesën e dytë, por ndalet sërish për shkak të një lodhjeje muskulore në kuadricepsin e këmbës së djathtë.
Ndërsa italiani, nga ana tjetër, mbetet jashtë të grumbulluarve për shkak të një sindrome gastrointestinale me temperaturë.
Pra, më pak mundësi rotacioni për mesfushën e Interit në Norvegji, në pritje të fishkëllimës së parë që është planifikuar për orën 21:00, të mërkurën më 18 shkurt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.