Lajmet e fundit

Davide Frattesi nga Sassuolo është transferuar në Inter për një shumë pre 25 milionë eurosh. Mesfushori i kombëtares italiane ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me 2.8 milionë euro pagë vjetore dhe do të bartë numrin 16-të.
23 vjeçari mendohet të jetë zëvendësuesi i duhur i Marcelo Brozovic që kaloi tek Al-Nassr në Arabi.
Ndryshe, mesfushori Frattesi këto ditë ishte duke u kërkuar edhe nga AC Milan, porse, ashtu siç ndodhi me Thuram, Inter siguroi shërbimet më herët.