Kampioni aktual i Serie A, nuk po dorëzohet, pavarësisht shkëputjes së Napolit.
Interi e mposhti Veronën sonte në "Giuseppe Meazza", me golin e vetëm në këtë përballje, të realizuar nga Kristjan Asllani, raporton Klankosova.tv
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, shënoi nga penalltia në minutën e nëntë, që rezultoi edhe determinues për 3 pikë.
Zi-kaltërit tani kanë shkuar në kuotën e 74 pikëve, tri më pak se ekipi i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.