Lajmet e fundit

Interi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Romës, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Denzel Dumfries, në minutën e 30-të, pas një asistimi nga Hakan Calhanoglun, teksa në minutën e 40-të, Marcelo Brozoviq, e dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Interi ka shënuar edhe njëherë me Lautaro Martinez, në minutën e 52-të.
Krejt çka bëri Roma, është goli i nderit me Henrikh Mkhitaryan.
Interi kalon në pozitën e parë me 72 pikë, pas 33 ndeshjeve, teksa Roma mbetet në vendin e 5 me 58 pikë. /Klankosova.tv/