Lajmet e fundit

Interi është në rrugë të mirë për ta siguruar nënshkrimin e mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo, sipas raportimeve nga Marca.
26 vjeçi mund të përfshihet në ndonjë ofertë të katalunasve për Lautaro Martinez-in e Zikaltërve, mirëpo mbetet të shihet nëse diçka e tillë do të ndodhë.
Për shërbimet e portugezit më herët gjatë këtij viti ishin interesuar edhe Juventusi dhe Manchester City, mirëpo raportohet se paga e tij e lartë kishte qenë problem kryesor për të dyja klubet.