Lajmet e fundit

Kampioni i Italisë dhe lideri aktual në Serie A, ka bërë një rikthim të madh në duelin e sontëm ndaj Monzës.
0-2 e pa vetën Interi duke pësuar në "Giusseppe Meazza", por pa u demoralizuar, e nisi rikthimin.
Ishte Marko Arnautoviq ai i cili në fund të pjesës së parë e ngushtoi disavantazhin, për t'i lënë rrugë bashkëlojtarëve të tij që në pjesën e dytë, të kthejnë gjithçka në favor.
Më pas doli në skenë Hakan Calhanoglu ai i cili barazoi rezultatin në 2-2, kurse kapiteni Lautaro Martinez, ktheu gjithçka në favor të ekipit të tij.
[caption id="attachment_2523058" align="alignleft" width="1878"]
Goli i barazimit 2-2 nga Hakan Calhanoglu[/caption]
Kjo ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!