Marko Arnautoviq e ka kaluar Interin në epërsi ndaj Cagliarit.
Mjaftuan më pak se 13 minuta që kampioni aktual i Italisë të shënojë në "Giuseppe Meazza", në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të kampionale.
Janë pikërisht "Nerazzurët" që e udhëheqin renditjen tabelare në Serie A, me 68 pikë, tri më shumë se Napoli i vendit të dytë, raporton Klankosova.tv.
Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në përballjen e sotme, atëherë "Zi-kaltërit" do të ngjiten në kuotën e 71 pikëve.
Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.