Vetëm tetë minuta mjaftuan që kampioni i Italisë, të kalojë në epërsi ndaj Feyenoordit.
Marcus Thuram realizoi një super gol, për ta çuar në tri avantazhin ndaj holandezëve, pasi në ndeshjen e parë, "Nerazzurët" triumfuan 0-2, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje është e vlefshme për 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve, andaj duket se çerekfinalisti tashmë veç u "gatua"
Nëse nuk ndodh ndonjë befasi e madhe sonte në "Giuseppe Meazza", sikurse edhe në "BayArena" ku Leverkusen po ndeshet me Bayernin, atëherë një çerekfinale do të jetë ndërmjet këtyre të fundit dhe Interit. Kjo pasi "Bavarezët" e kanë mundur në duelin e parë ekipin e Granit Xhakës, 3-0.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.