Lajmet e fundit

Interi pritet që të luftojë për transferimin e mesfushorit të Chelsea-s, N'Golo Kante, më 2021, sipas raportimeve nga Canal Plus.
Trajneri i Zikaltërve, Antonio Conte, është i etur që të ribashkohet me mesfushorin francez i cili u transferua nga Leicester City te londinezët më 2016.
Interi mund të përballet me konkurrencë nga Real Madridi për shërbimet e lojtarit, pasi që Mbretërit po duan ta gjejnë një zëvendësim për Luka Modriqin i cili po shkon drejt perëndimit të karrierës.