Lajmet e fundit

Interi po e shqyrton mundësinë e transferimit të Mario Mandzukic teksa po kërkojnë një sulmues rezervë për Romelu Lukaku-n, raporton Gazzetta dello Sport.
Ish-sulmuesi i Juventusit është i disponueshëm pasi u largua nga Al-Duhail, dhe trajneri i Zikaltërve, Antonio Conte, mund të provojë që ta sjellë atë në “Giuseppe Meazza”.
Së fundi ata kanë hequr dorë nga Olivier Giroud i Chelsea-s, ndonëse si dhe nga Edin Dzeko i Romës, andaj ardhja e kroarit është mjaft e mundur.