Lajmet e fundit

Inter ka mbetur në barazim 2-2 me Atalantan, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 5-të, ndërsa e barazoi Atalanta më pas në minutën e 30-të, me Ruslan Malinovsky, teksa e kaloi në epërsi për herë të parë në ndeshje Toloi në minutën e 38-të, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Interi arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 71-të, me Edin Dzeko, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi Interi pozicionohet në pozitën e 3-të, me 14 pikë, teksa Atalanta gjendet në pozitën e 5-të me 11 pikë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1441824249010954240