Lajmet e fundit

Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Bolonjës në javën e katërt të Serie A-së.
Lautrao Martinezi në minutën e gjashtë, Martin Skriniar (30’) dhe Nicolo Barella (34') i realizuan tre golat e parë për Zikaltrit.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, Matias Vecino në minutën e 54-të, Edin Dzeko në minutat 63’ dhe 68’ u përkujdesën që ta çojnë shifrën në gjashtë.
Ndërsa, golin e nderit për mysafirët e shënoi Artur Theate në minutën e 86-të.