Skuadra italiane Inter është përshëndetur me futbollin evropian për këtë sezon.
Kjo pasi u mposht bindshëm në dy ndeshjet e play-offit nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt.
Në ndeshjen e parë, italianët u mposhtën me rezultat 3-1, ndërsa mbrëmjen e sotme humbën edhe si vendës 1-2 (5-2).
Në anën tjetër, Atletico e Spanjës arriti të kualifikohet në 1/16 e finales pasi mposhti në ndeshjen e kthimit skuadrën belge Club Brugge me rezultat 4-1, ndonëse në ndeshjen e parë kishim mbetur baras 3-3.
Bayer Leverkusen kaloi tutje fal fitores në ndeshjen e parë ndaj skuadrës greke Olympiacos, e me fitore bindëse iu bashkua 16 skuadrave më të mira edhe Newcastle United pas dy fitoreve ndaj Qarabag të Azerbajxhanit.
Të mërkurën luhen edhe ndeshjet e fundit kthyese të fazës së play-offit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.